Peleshi në Senatin francez, takim me Presidentin e institucionit: Franca mbështetëse e palëkundur e integrimit europian të Shqipërisë

Peleshi në Senatin francez, takim me Presidentin e institucionit: Franca mbështetëse e palëkundur e integrimit europian të Shqipërisë

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Senatin e Francës në Paris, ku u prit me nderime të larta institucionale. Nga Lozha e Nderit e Senatit, Presidenti i këtij institucioni, Gérard Larcher, bashkë me senatorët francezë, i dhanë një përshëndetje të veçantë gjatë sesionit plenar. Më pas, Peleshi zhvilloi një takim me Larcher, ku në fokus të bisedimeve ishte rruga e Shqipërisë drejt integrimit në BE. Teksa ka postuar disa foto nga takimi, Peleshi shkruan në rrjetet sociale se Franca mbështet Shqipërinë në procesin e integrimit. “Me Presidentin e Senatit të Francës, Gérard Larcher. Franca, mbështetëse e palëkundur e integrimit europian të Shqipërisë dhe partnere e rëndësishme e vendit tonë”, shkruan Peleshi.