Peka: SHBA faktor i pazëvendësueshëm, vendet e vogla duhet të dinë të orientohen
“Lindja e Mesme në flakë, sa zgjat lufta?” Kjo është tema e kësaj të marte në QUO VADIS në Vizion Plus. Ish- zv. ministri i Brendshëm, Avenir Peka theksoi se vendet e vogla, si Shqipëria, duhet të dinë të orientohen qartë në raport me aleatët strategjikë. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten faktor i pazëvendësueshëm jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë Evropën. Ai theksoi se interesat globale të SHBA-ve janë të lidhura ngushtë me interesat e aleatëve dhe se fuqizimi ushtarak i vendeve evropiane të NATO-s duhet parë si një zhvillim pozitiv. Pjesë nga biseda: Borakaj: Është situata kaq alarmante dhe a ka nevojë për masa urgjente? Peka: Vendet e vogla kanë për detyrë të dinë të orientohen. SHBA-të janë faktor i...
Burimi:
vizionplus.tv