PE: Shqipëria progres me reformat! Korrupsioni mbetet problem, jo presion mbi SPAK dhe drejtësinë

PE: Shqipëria progres me reformat! Korrupsioni mbetet problem, jo presion mbi SPAK dhe drejtësinë

Në seancën për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian u prezantua draft-raporti për progresin e vendit në procesin e integrimit. Kryetari i Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian, David McAllister u ndal te zhvillimet në Shqipëri, ecuria e reformave, integrimi europian si edhe opozita shqiptare. “Shqipëria i ka hapur të gjitha kapituj dhe është në pritje të raportit. Shqipëria duhet të vazhdojë edhe më tej të punojë për të shkuar më tej drejt procesit të anvancimit. Çdo vend ecën në mënyrë individuale në këtë proces. Duhet parë ndryshimi i madh për qytetarët, vlerësojmë se të gjitha forcat politike kanë pasur interes drejt procesit të integrimit. Inkurajojmë dialog politik, është me rëndësi që edhe mazhoranca të krijojë hapësira për opozitën dhe opozita të bëhet...