PD takime në Berlin, zbardhet axhenda e përfaqësuesve të opozitës

PD takime në Berlin, zbardhet axhenda e përfaqësuesve të opozitës

Përfaqësues të Partisë Demokratike po zhvillojnë takime në Berlin me institucione kyçe politike gjermane. Delegacioni i opozitës, i përbërë nga Kryetari i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi, Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut Jorida Tabaku dhe Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë Klevis Balliu, ka nisur që në mëngjes takime. Takimi i parë është ai me Peter Beyer, drejtues i Grupit për Ballkanin Perëndimor në Bundestag dhe raporter për Shqipërinë, një figurë kyçe në vendimmarrjen gjermane për procesin e zgjerimit të BE-së. Sipas axhendës së siguruar nga burime zyrtare, takimet e tjera janë të fokusuara në çështje kyçe të procesit të integrimit europian, përfshirë funksionimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Axhenda përfshin takime...