PD reagon për protestat në Iran: Kryengritësit iranianë drejt fitores mbi diktaturën teokratike

PD reagon për protestat në Iran: Kryengritësit iranianë drejt fitores mbi diktaturën teokratike

Partia Demokratike e Shqipërisë ka reaguar zyrtarisht lidhur me protestat masive që prej dy javësh po zhvillohen në Teheran dhe në qytete të tjera të Iranit, duke i cilësuar ato si një kryengritje të fuqishme popullore kundër regjimit teokratik të ajetullahëve.  Në deklaratën e saj, PD thekson se populli iranian është ngritur kundër asaj që e quan një regjim obskurantist dhe diktatorial, ndërsa rolin udhëheqës në këto protesta e atribuon Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit, të cilën e përshkruan si opozitën më të fuqishme që prej dekadash lufton për një Iran të lirë dhe demokratik.  “Kryengritësit iranianë drejt fitores mbi diktaturën teokratike të Teheranit.  Prej dy javësh në Teheran dhe qytete të tjera të Iranit, populli iranian është ngritur në protesta të fuqishme kundër regjimit obskurantist të ajetullahëve. Organizata...