PD: Rama, akt puçist me Ballukun. Po i krijon kushte që ajo të prishë e të manipulojë provat

PD: Rama, akt puçist me Ballukun. Po i krijon kushte që ajo të prishë e të manipulojë provat

Partia Demokratike ka reaguar pas qëndrimit të kryeministrit Rama për çështjen e imunitetit të numrit dy të qeverisë Belinda Balluku. Në një deklaratë për media, PD akuzoi kryeministrin se po bllokon shqyrtimin e kërkesës së SPAK-ut për arrestimin e Ballukut. Sipas opozitës, ky është një akt puçist. Në deklaratë thuhet: “Me këtë akt puçist dhe antikushtetues, Edi Rama jo vetëm bllokon pushtetin gjyqësor, por merr gjithashtu pushtetin e parlamentit, duke asgjësuar de facto këtë institucion, pasi rregullorja detyron Parlamentin dhe Këshillin për Imunitetin të shqyrtojë menjëherë kërkesën e prokurorisë”. Sipas opozitës kjo është një përpjekje e hapur për t’i krijuar kushte zëvendëskryeministres Balluku që të prishë, fshehë dhe manipulojë çdo provë. Partia Demokratike u bën apel qytetarëve t’i bashkohen protestës që mbahet të hënën pasdite...