PD: Pro SPAK-ut për Belinda Ballukun, ka paracaktuar garën për 11 procedura publike me vlerë 1.1 miliard euro

PD: Pro SPAK-ut për Belinda Ballukun, ka paracaktuar garën për 11 procedura publike me vlerë 1.1 miliard euro

Opozita depozitoi në parlament raportin e saj në lidhje me kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e ish-numrit 2 të qeverisë, Belinda Balluku. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, doli para medias së bashku me 4 anëtarët e tjerë demokratë në këshillin e mandateve dhe imunitetit për të deklaruar se opozita do të votojë pro heqjes së imunitetit të Ballukut.  “Ne jemi pro kërkesës së SPAK-ut. Pro drejtësisë. Pro barazisë përpara ligjit. Prokuroria ka dokumentuar në mijëra faqe prova se bashkëpunëtorja e Edi Ramës, ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ka abuzuar me detyrën dhe në mënyrë korruptive ka paracaktuar garën për 11 procedura publike me vlerë 1.1 miliardë euro”, tha Gazment Bardhi. Bardhi shpjegoi se prokuroria e posaçme ka sjellë gjithsej 80 prova, të ndara në...