“PD pro-SHBA-së”, Zhupa akuzon Ramën: Kryeministri trilloi një ngjarje për të shmangur vëmendjen nga GJK
Në një lidhje të drejtpërdrejtë për një emision televiziv pas seancës së vrullshme plenare, deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka sqaruar pozicionin e opozitës lidhur me votimin e fundit në Kuvend për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, nismë e lidhur me Presidentin amerikan Donald Trump. Duke folur për Edvin Parrucën në ‘Edicionin e lajmeve’, Zhupa theksoi se vota e demokratëve nuk ishte një votë kundër Shteteve të Bashkuara, por një qëndrim kundër përdorimit të kësaj marrëveshjeje për propagandë nga kryeministri Edi Rama. Deputetja demokrate nënvizoi se PD mbetet forca më pro-amerikane në vend, duke përmendur arritje historike si anëtarësimi në NATO dhe vizita e ish-presidentit George W. Bush, por shtoi se procedura e ndjekur sot në Kuvend ishte “ekstra kushtetuese” dhe e...
Burimi:
sot.com.al