Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
PD nis aksionin “Zgjidhje për Shqipërinë”, Berisha mbledh aleatët dhe aktorë të shoqërisë civile
Partia Demokratike po tenton të krijojë aleancë me çdo faktor opozitar me sloganin “Zgjidhje për Shqipërinë”, para se të nisë protestat kundër qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama. Në një tryezë ku morën pjesë figura të shoqërisë civile, përfaqësues të biznesit dhe aleatët tradicionalë të PD-së, Sali Berisha deklaroi se protestat janë e vetmja rrugë për largimin e kryeministrit Edi Rama. “Mendoj se duhet të ngrihemi, duhet të ngrihemi në një përpjekje të madhe qytetare për të larguar nga pushteti këtë bandë, këtë organizatë kriminale, me në krye Edi Ramën. Ideja se mund të vijnë të na e heqin nga jashtë është e gabuar. Ideja se mund të hiqet me procese gjyqësore është po kaq e gabuar, sepse ai bllokon”, tha Berisha. Berisha sqaroi...