Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
PD në vitin e (ri)fillimit
Nga Rajmonda Basha Viti 2025 për Partinë Demokratike u karakterizua nga një fazë e vështirë tranzicioni politik, e shoqëruar me humbjen e zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit dhe me thellimin e debatit të brendshëm mbi drejtimin, përfaqësimin dhe të ardhmen e forcës opozitare. Rezultati elektoral shërbeu si pikë kthese, duke nxjerrë në pah nevojën për reflektim strategjik, riorganizim strukturor dhe rindërtim të marrëdhënies me elektoratin. Pas zgjedhjeve, brenda Partisë Demokratike u thellua debati mbi përgjegjësitë për humbjen, mbi rolin e figurave drejtuese dhe mbi domosdoshmërinë e një procesi rinovimi politik dhe organizativ. Kritikat nuk u kufizuan vetëm në nivelin e lidershipit qendror, por prekën edhe mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve, koordinimin e fushatës dhe mungesën e një narrative bindëse opozitare përballë qeverisë. Kjo klimë...