PD në sulm kundër Ervin Salianjit, zbulohet SMS për demokratët e Shkodrës: Axhendë tërësisht private…

PD në sulm kundër Ervin Salianjit, zbulohet SMS për demokratët e Shkodrës: Axhendë tërësisht private…

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka lajmëruar një takim me mbështetësit e tij në qytetin e Shkodrës, me misionin politik për riorganizimin dhe fuqizimin e Partisë Demokratike përballë qeverisjes në këtë kohë të skandaleve të aferave korruptive. Takimi është njoftuar për në orën 18:00 të mbrëmjes, ndërkohë që reagimet kanë qenë të shumta, veçanërisht edhe nga dega lokale e PD-së në Shkodër. Me një mesazh të shpërndarë strukturave dhe mbështetësve të saj, dega lokale njofton se takimi i Salianjit organizohet nga Benet Beci, kryebashkiak i Shkodrës dhe se ky takim i shërben vetëm Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Theksohet se po spekulohet për këtë takim privat që nuk ka lidhje me PD, teksa edhe elementët kriminalë po mbështesin Salianjin me këtë tubim. “Sot, duke spekuluar...