“PD në krizë morale, protestat nuk prodhojnë gjë”, Kadilli: Opozita që lufton për karrige nuk vjen kurrë në pushtet!
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, ka komentuar situatën politike në vend dhe gjendjen e opozitës gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e News24, ku shprehu kritika të forta ndaj mënyrës se si funksionon opozita dhe ndaj formës së protestave të organizuara prej saj. Kadilli deklaroi se Shqipëria ndodhet në një klimë të rënduar politike, të karakterizuar nga mungesa e besimit dhe nga një kulturë e vjetër politike që, sipas tij, mbështetet më shumë te propaganda sesa te përmbajtja. “Edhe Rama bën reklamë, por edhe Enver Hoxha bënte reklama në botë. Problemi është përmbajtja. Shqipëria nuk ka nevojë të shitet me teknika komunikimi, por të bëhet e mirë. Për këtë duhet një politikë tjetër,” u shpreh ai. Duke folur për protestat e opozitës, Kadilli...
Burimi:
javanews.al