“PD në gjumë letargjik”, Alesia Balliu ‘thumbon’ opozitën: Berisha thërret protestën për mbijetesë politike

“PD në gjumë letargjik”, Alesia Balliu ‘thumbon’ opozitën: Berisha thërret protestën për mbijetesë politike

Juristja Alesia Balliu është shprehur se Partia Demokratike sot është në një gjumë letargjik dhe nuk prodhon as ide apo të ngrejë kauza të drejta, por vetëm bën zhurmë kot. Komentet Balliu i bëri në një emision televiziv, ku tha se protesta e 10 shkurtit është thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha për mbijetesë politike. Ajo shtoi gjithashtu se lidershipi i PD-së është shumë ‘i lodhur’, teksa shtoi se nuk mund të ketë një front të gjerë opozitar nëse Partia Demokratike nuk riformatohet. “Opozita nuk është duke bërë atë që duhet, pasi është në një gjum letargjik dhe prodhon vetëm zhurëm. Nuk është se prodhon ide të qarta sesi partia opozitare duhet të vijë në pushtet, pasi nuk ka një kauzë reale dhe të drejtë. Dhe...