“PD mori mbështetje të plotë nga PPE”, Berisha: Të bashkohemi nesër në kryengritjen më të fuqishme paqësore

“PD mori mbështetje të plotë nga PPE”, Berisha: Të bashkohemi nesër në kryengritjen më të fuqishme paqësore

Ish-kryeministri dhe lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale deklaroi se partia ka marrë mbështetje të plotë nga Partia Popullore Evropiane dhe ka bërë thirrje që qytetarët të bashkohen nesër në protest. Berisha i cili mori pjesë në samitin e 50-vjetorit të PPE-së në Bruksel, një ngjarje që sipas tij është vendimtare për çështjet e rëndësishme europiane, përfshirë mbështetjen për Ukrainën dhe trajtimin e krizës energjetike globale, tha se u morën vendime shumë të mëdha. “PD, anëtare e asociuar e PPE, pati vendin e saj të merituar dhe mori mbështetje shumë të madhe,” tha Berisha, duke shtuar se në samit u diskutua gjithashtu gjendja e Shqipërisë dhe rreziku nga ajo që ai e cilëson si “narkoshtet” dhe “narkodiktaturë”...