PD mbledh sot Kryesinë, paralajmërohet ndryshime në statut dhe rishikimi i “nenit Basha”, frika nga lëvizja…

PD mbledh sot Kryesinë, paralajmërohet ndryshime në statut dhe rishikimi i “nenit Basha”, frika nga lëvizja…

Partia Demokratike pritet të mbledhë Kryesinë këtë të hënë, sot më 16 mars, në orën 12:00, në një takim ku në rendin e ditës janë përfshirë disa çështje organizative dhe politike. Mes tyre, një nga pikat më të rëndësishme pritet të jetë ngritja e një grupi pune për ndryshime statutore, çështje që mund të hapë një debat të ri brenda selisë blu. Ndryshimet e mundshme në statut lidhen drejtpërdrejt me një nga rregullat më të diskutuara të vendosura gjatë Kuvendit të Rithemelimit, të ashtuquajturin “neni Basha”, i cili parashikonte se kryetari i Partisë Demokratike duhet të largohet nga detyra nëse humb zgjedhjet parlamentare. Ky rregull u vendos nga Sali Berisha gjatë përplasjes së fortë me ish-kryetarin Lulzim Basha, si një standard i ri përgjegjësie politike...