PD mbledh Kryesinë të hënën, priten ndryshime në statut! Në pikëpyetje “neni Basha” pas lëvizjes së Salianjit

PD mbledh Kryesinë të hënën, priten ndryshime në statut! Në pikëpyetje “neni Basha” pas lëvizjes së Salianjit

Partia Demokratike pritet të mbledhë Kryesinë këtë të hënë, më 16 mars, në orën 12:00, në një takim ku në rendin e ditës janë përfshirë disa çështje organizative dhe politike. Mes tyre, një nga pikat më të rëndësishme pritet të jetë ngritja e një grupi pune për ndryshime statutore, çështje që mund të hapë një debat të ri brenda selisë blu. Ndryshimet e mundshme në statut lidhen drejtpërdrejt me një nga rregullat më të diskutuara të vendosura gjatë Kuvendit të Rithemelimit, të ashtuquajturin “neni Basha”, i cili parashikonte se kryetari i Partisë Demokratike duhet të largohet nga detyra nëse humb zgjedhjet parlamentare. Ky rregull u vendos nga Sali Berisha gjatë përplasjes së fortë me ish-kryetarin Lulzim Basha, si një standard i ri përgjegjësie politike brenda...