PD mban protestën kombëtare më 24 janar

PD mban protestën kombëtare më 24 janar

Partia Demokratike do të vijojë sërish me protesta, ku tubimi i radhës do të zhvillohet më 24 janar. Ora e protestës dhe detaje të reja pritet që të diskutohen të premten gjatë një tryeze që do të zhvillohet edhe me forcat e tjera opozitare që do t’i bashkohen thirrjeve të PD-së. Protesta e fundit kombëtare e opozitës u zhvillua në datën 22 dhjetor, ndërsa gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Sali Berisha paralajmëroi se do të vijojnë me tubime të njëpasnjëshme me qëllim rrëzimin e qeverisë Rama. Gjithashtu, Partia Demokratike zhvillon çdo të hënë foltoren përpara kryeministrisë, ku eksponentë të djathtë dhe qytetarë mblidhen për të protestuar me thirrje kundër mazhorancës.