Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
PD letër Kuvendit, kërkon mbledhje urgjente për Balluku: Periudha 3 ditore për të parë dosjen e mjaftueshme
Partia Demokratike, i ka dërguar një letër kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi në lidhje me mandatin e zv.kryeministres Belinda Balluku. Opozita kërkon që nesër, datë 23 dhjetor, të mblidhet Këshilli i Mandateve. Sipas tyre periudha tre ditore për të parë dosjen e Ballukut është e mjaftueshme. Kërkesa është firmosur nga kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, deputeti Saimir Korreshi, Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri, dhe Elda Hoti.