PD: Komision Hetimor për AKSHI-n. Berisha thotë se Ergys Agasi është rrahur shumë keq, por mbrohet nga shteti
Partia Demokratike ka depozituar zyrtarisht në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për mënyrën si funksionon Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe vlerësimin e sigurisë kibernetike e mbrojtjes së të dhënave të qytetarëve. AKSHI është një prej institucioneve që është denoncuar më shpesh nga kreu i PD-së Sali Berisha, por ai vetë beson se mazhoranca socialiste do ta rrëzojë kërkesën e opozitës. “Deri sot Edi Rama i ka mohuar opozitës të drejtën themelore kushtetuese, komisionet hetimore. Jam i sigurt se do të bëjë gjithçka që të mos lejojë. Dhe siç e shihni prej 8 muajsh nuk ka asnjë komision hetimor”, tha Berisha.Në lidhje me dosjen e SPAK-ut për tenderat e AKSHI-t, Berisha ka deklaruar se Ergys Agasi nuk është shpallur në kërkim...
Burimi:
javanews.al