PD kërkoi të mblidhet Këshilli i Mandateve për Ballukun/ Bardhi: Rama dhe Peleshi po blejnë kohë

PD kërkoi të mblidhet Këshilli i Mandateve për Ballukun/ Bardhi: Rama dhe Peleshi po blejnë kohë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një prononcim për mediat u shpreh se në fillim të javës do të kërkohet mbledhja e radhës së Këshillit të Mandateve për çështjen e imunitetet për zv.kryeministren Belinda Balluku. Sipas Bardhit, kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Niko Peleshi, me shtyrjen e mbledhjes së Këshillit të Mandateve, po mundohen t’i blejnë kohë ministres së Infrastrukturës për të intimiduar më tej dëshmitarët dhe prishur provat. “E ka shndërruar kuvendin në zyrë dhe bunker të Ballukut. Do vazhdojmë të kërkojmë mbledhjen e këshillit sipas rregullores. Ta marrin peng Niko Peleshin nuk e bëjmë dot. Ne kërkojmë që të mos pengohet drejtësia, të lejohet hetim i plotë në rastin ‘Balluku’ dhe të bëjmë çdo gjë që ne...