Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
PD kërkoi mbledhjen e “Mandateve” për Ballukun, por PS kyç dyert e Kuvendit, reagon Gjekmarkaj: Po mbrojnë korrupsionin
Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka reaguar në lidhje me situatën e ndodhur sot në Kryesinë e Kuvendit, ku 5 deputetë të PD, anëtarë në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit u paraqitën për të marrë pjesë në mbledhjen që ata vetë e kishin kërkuar, por dyert e zyrave të Kuvendit ishin të kyçura. Reagim i Nënkryetarit të Kuvendit të Republikës! Mbyllja e dyerve të Kuvendit për deputetët e opozitës është një akt i paprecedent. Kuvendi nuk është bunkeri personal i Kryetarit të Kuvendit, ku ai ka legjitimitetin ta hapë dhe ta mbyllë sipas dëshirës, por vendi ku ushtrojnë përgjegjësitë e tyre mazhoranca dhe opozita. Refuzimi i mazhorancës për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë dhe sjellja e Kryetarit të Kuvendit nuk janë akte të denja për...