PD kërkoi mbledhjen e “mandateve”, Peleshi: Presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese

PD kërkoi mbledhjen e “mandateve”, Peleshi: Presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Kërkesa e anëtarësisë demokrate për të zhvilluar mbledhjen e Këshillit të Mandateve lidhur me imunitetin e zëvëndëskryeministres Belinda Balluku, u refuzua për herë të dytë. Ndryshe nga hera e parë, opozitarët morën një përgjigje me shkresë nga kryeparlamentari Niko Peleshi, i cili shprehet se duhet pritur vendimi i Gjykatës Kushtetuese. “Peleshi na thotë se Balluku ka kërkuar tri javë kohë dhe ai është i vendosur t’i garantojë asaj të drejtën e mbrojtjes. Çdo kriminel që kërkon të zvarrisë drejtësinë e kërkon këtë. Niko Peleshi sqaron se Gjykata Kushtetuese i ka kërkuar të japë një vendim mbi një çështje që lidhet drejtpërdrejt me shqyrtimin parlamentar dhe se, për këtë arsye, nuk mund të mblidhet Këshilli”, tha Bardhi.  Sipas Bardhit mazhoranca po përpiqet të mbrojë numrin dy...