PD kërkesë Kuvendit: Procedurë të përshpejtuar për propozimin që ul çmimin e naftës

PD kërkesë Kuvendit: Procedurë të përshpejtuar për propozimin që ul çmimin e naftës

Partia Demokratike i ka kërkuar Kuvendit këtë të mërkurë, më 8 prill, që të shqyrtojë me procedurë të përshpejtuar propozimin e saj për uljen e çmimit të naftës. Grupi parlamentar i opozitës kërkon që ky propozim të përfshihet në seancën plenare të 16 prillit, si një masë emergjente që do të sillte shmangien e pasojave ekonomike që rëndojnë mbi qytetarët. Në shkresën e firmosur nga 36 deputetë, thuhet se një prej arsyeve kryesore të çmimit tejet të lartë të karburanteve, “është pikërisht edhe niveli i lartë i taksës së qarkullimit, e cila pasi ngarkohet edhe me normën e TVSH-së, përbën një peshë të konsiderueshme të cmimit final të litrit të karburantit”. Propozimi i Partisë Demokratike kërkon vendosjen e akcizës së ndryshueshme për lëndët djegëse. Thënë...