PD kallëzon kreun e Parlamentit, padia pas refuzimit për mbledhjen e Këshillit të Mandatëve për çështjen Balluku

PD kallëzon kreun e Parlamentit, padia pas refuzimit për mbledhjen e Këshillit të Mandatëve për çështjen Balluku

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar një kallëzim penal në SPAK ndaj kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi, nën akuzën për shpërdorim detyre. Shkak është bëre refuzimi per te zhvilluar mbledhjen e Këshillit të Mandateve lidhur me kërkesën e SPAK për të hequr imunitetin e zëvëndëskryeministres Belinda Balluku. Dokumenti mban firmën e kreut të Grupit Parlamentar Gazment Bardhi ndërsa pretendohet se këto mosveprime kanë cenuar të drejtat e anëtarëve të këshillit, kanë penguar drejtësinë dhe kanë dëmtuar mbarëvajtjen e hetimeve të SPAK. PD ka kërkuar pesë herë mbledhjen e Këshillit të Mandateve por mazhoranca është shprehur se anëtarët do të mblidhen pas vendimit te Gjykatës Kushtetuese për çështjen Balluku.