“PD ka një emër të ri për kreun e Partisë”, Gjergj Nika zbulon prapaskenat: Ja çfarë po ndodh brenda opozitës
Zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike dhe zgjedhjet për kreun e saj më 23 maj 2026 pritet të mos sjellin ndryshime në drejtimin e forcës kryesore opozitare. I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin televiziv, demokrati Gjergji Nika u shpreh se gara për kreun e PD-së duket më shumë si një proces formal sesa një garë reale. “Unë besoj që data 23 maj nuk do prodhojë politikë dhe as zgjedhje në Partinë Demokratike. Thjesht Berisha do jetë përsëri në krye të saj,” – u shpreh ai.Sipas tij, mundësia që Sali Berisha të mos kandidojë është thuajse zero, ndërsa zhvillimet e fundit brenda partisë tregojnë për një vazhdimësi të lidershipit aktual.
Burimi:
sot.com.al