“PD-ja pa inovacion”, Andoni: Rama e ka të vështirë mandatin e katërt, SPAK po..

“PD-ja pa inovacion”, Andoni: Rama e ka të vështirë mandatin e katërt, SPAK po..

Analisti Ben Andoni ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke u ndalur te roli i opozitës, protesta e Partisë Demokratike dhe pritshmëritë e publikut ndaj klasës politike. Andoni u shpreh i surprizuar nga numri i pjesëmarrësve në protestën e fundit të PD-së, por theksoi se kjo vjen si pasojë e mobilizimit të një pjese të ndjeshme të elektoratit demokrat. “Jam habitur që PD mblodhi aq shumë njerëz. Ata luajnë me pjesën sensitive të komunitetit demokrat. Prej kohësh, sa herë jepen objektiva maksimalë, duhet të ecësh në këtë rrugë”, tha ai në një studio televizive. Sipas analistit, PD ka përsëritur disa herë të njëjtën retorikë politike, duke paralajmëruar fundin e qeverisë Rama pa sjellë rezultate konkrete. “Është hera e disatë që PD thotë ‘sot...