PD i mbyll derën Ervin Salianjit: Nuk mund të kandidojë, s’është më anëtar i partisë

PD i mbyll derën Ervin Salianjit: Nuk mund të kandidojë, s’është më anëtar i partisë

Partia Demokratike i ka mbyllur derën ish-deputetit Ervin Salianji dhe nuk do ta lejojë të futet në garën e 23 majit për kreun e PD, përballë Sali Berishës dhe figurave të tjera. Partia Demokratike thotë për Report Tv se ish-deputeti nuk është më anëtar i PD-së dhe për rrjedhojë as nuk mund të kandidojë në garën për kryetar. “Salianji nuk mund të kandidojë, nuk është më anëtar PD”, thuhet në përgjigjen e sekretarit të përgjithshëm të PD-së , ndërsa vetë Salianji, një ditë më parë nuk e përjashtoi mundësinë e kandidimit përballë Sali Berishës. Por, me rifreskimin e listave ai është tashmë është jashtë anëtarësisë së PD. Në udhëzim theksohet se nuk do të konsiderohen anëtarë të Partisë Demokratike, ata që: “ Kanë punuar kundër...