PD funksionon si “klub”! Gazetari: Berisha e ka shuar opozitën. Sulmon këdo që e konsideron armik

PD funksionon si “klub”! Gazetari: Berisha e ka shuar opozitën. Sulmon këdo që e konsideron armik

Kryetari i partisë Demokratike Sali Berisha, nga ambientet e SPAK, ku u paraqitet për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” hodhi akuza ndaj gjyqtares Irena Gjoka dhe ish-kreun e SPAK, Altin Dumanin. Në lidhje me këto zhvillime, gazetari Fatos Mahmutaj, i ftuar në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, komentoi ashpër qëndrimet e Berishës dhe situatën brenda opozitës. Sipas Mahmutajt, Berisha i konsideron si “armiq” të gjithë ata që janë përfshirë në çështjet e tij ligjore dhe nuk pritet të ndalojë sulmet ndaj tyre. Ai shtoi se opozita në Shqipëri është “shuar” ndjeshëm, duke e fajësuar drejtpërdrejt Berishën për këtë situatë. Mahmutaj shkoi më tej duke deklaruar se identiteti i PD-së është i lidhur ngushtë me figurën e Berishës. Në një krahasim të fortë, gazetari...