PD foltore pa Berishën, protestën para Kryeministrisë e drejton Noka
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ndryshe nga herët e tjera, nuk ka qenë prezent në foltoren e organizuar këtë të hënë para Kryeministrisë. Berisha, i cili ka qenë folësi kryesor prej nisjes së serive të foltoreve ka munguar për shkak të pjesëmarrjes në një iftar në qytetin e Kavajës. Në vend të tij, folësi i fundit i foltores ishte Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ndërsa prezentë ishin edhe nënkryetarët e PD, Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj mes figurash të tjera të opozitës. Partia Demokratike ka nisur serinë e foltoreve që mbahen çdo të hënë para Kryeministrisë prej muajsh tashmë, ndërsa nuk kanë munguar as protestat kombëtare, me të radhës që do të zhvillohet në 22 mars.
Burimi:
ntv.al