PD foltore pa Berishën, Këlliçi: Policët dhunuan qytetarët në protestën e së shtunës
PD zhvilloi këtë të hënë foltoren e parë pa kryedemorkatin Sali Berisha, i cili ndodhet në selinë e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, në Strasburg. Në këtë foltore e cila zgjati rreth një orë, demokratët vijuan akuzat për korrupsion në adresë të qeverisë. Ndërkohë, deputeti Belind Këlliçi denoncoi dhunën që sipas tij, policët ushtruan ndaj protestuesve në protestën e së shtunës. Këlliçi tha se policia fiku dritat në vendet që zhvillohej tubimi, me qëllim që të mos dokumentohej dhuna ndaj qytetarëve. Deputeti paralajmëroi se PD do të vijoi aksionin e saj në terren, ndërsa u bëri thirrje autoriteteve të zbatojnë ligjin dhe të respektojnë qytetarët.
Burimi:
opinion.al