PD: E paprecedentë, Peleshi përjashtoi opozitën nga delegacioni në Bundestag

PD: E paprecedentë, Peleshi përjashtoi opozitën nga delegacioni në Bundestag

Në një reagim për mediat, grupi parlamentar i Partisë Demokratike sqaroi mungesën e opozitës në delegacionin zyrtar të Kuvendit të Shqipërisë në Bundestag. Në reagim vihet në dukje se kryeparlamentari Niko Peleshi, në një akt të paprecedentë për një Kryetar Kuvendi, hoqi qëllimisht dy emrat e përcaktuar nga opozita, që PD të përjashtohej nga përfaqësimi institucional. Dy emrat e përcaktuar nga PD për delegacionin në Bundestag thuhet se ishin Tomorr Alizoti dhe Klevis Balliu. “Emrat e përfaqësuesve të Partisë Demokratike u hoqën qëllimisht për ta përjashtuar PD nga përfaqësimi institucional. Fatkeqësisht, ky vendim tregon sa vite dritë larg standardeve demokratike të Bundestagut gjerman është sot drejtimi i maxhorancës parlamentare”, thuhet në reagimin e PD. “Ne nuk presim standarde europiane nga një Kryetar Kuvendi që nuk vendos dot vetë,...