PD e braktisur nga ambasadorët, Çejku: Edhe ministri i CDU-së nuk shkoi në seli (VIDEO)
Prej rreth pesë vitesh në selinë e Partisë Demokratike nuk janë parë të hyjnë ambasadorë të vendeve të Perëndimit, SHBA-së dhe ata të vendeve të BE-së. Duket si një izolim i opozitës, ndërsa lidershipi i saj premton çdo ditë ardhjen në pushtet. I angazhuar në Partinë Demokratike për shumë kohë, ish-ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Arben Çejku analizon marrëdhënien e opozitës me ndërkombëtarët dhe rolin shumë të rëndësishëm që merr mungesa apo mbështetja e ndërkombëtarëve për opozitën. Çejku thotë se edhe partitë aleate, pjesë e partive popullore evropiane, e kanë braktisur selinë e Partisë Demokratike. Më e fundit ishte vizita e ministrit gjerman për Evropën, i cili shmangu vizitën në PD dhe zhvilloi një takim me përfaqësues të kësaj partie në grupin parlamentar....
Burimi:
javanews.al