PD e Beratit futet në zgjedhje, në garë Hasimetaj dhe Lika, votohet edhe në degët e Skraparit dhe Dimalit

PD e Beratit futet në zgjedhje, në garë Hasimetaj dhe Lika, votohet edhe në degët e Skraparit dhe Dimalit

Partia Demokratike vijon procesin e zgjedhjes së kryetarëve të rinj të degëve në të gjithë Shqipërinë. Më herët në Durrës, demokratët zgjodhën si kryetar të degës Adrian Gashin, me 586 vota. Ish-oficeri i policisë gjyqësore dhe pedagogu në Universitetin e Durrësit, zëvendëson Ardian Mukën që mbante drejtimin e degës që pas rikthimit të Berishës në krye të PD-së. Ndërkohë këtë të diel, PD zhvillon zgjedhje edhe në degët e qarkut të Beratit. Kutive të votimit kanë të drejtë t’i drejtohen 2300 anëtarë të degës së PD-së Berat, të cilët do të bëjnë zgjedhjen e tyre mes Kasion Hasimetaj, kryetari i komanduar deri tani dhe Florjan Likës. Paralelisht me Beratin votohet edhe për kryetarët e degëve të Partisë Demokratike në Skrapar dhe Dimal. Në PD-në Skrapar,...