‘PD duhet të bindë edhe Lapajn, Shehajn e Qorin’,Salianji: Qëllimi është rrëzimi i Ramës, tërhiqem nëse unë jam pengesë
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka folur për strategjinë që, sipas tij, opozita duhet të ndjekë për të fituar me votë kundër qeverisë Rama, në një kohë kur ai ka nisur një lëvizje me demokratët në të gjithë Shqipërinë. I ftuar në një emision televiziv, Salianji theksoi se Partia Demokratike duhet të ndërtojë një front të gjerë opozitar, duke përfshirë edhe figura dhe forca që sot janë jashtë saj. “Duhet të merren të gjithë ata që janë të përjashtuar. PD duhet të bindë edhe Qorin, Lapajn, Agron Shehajn. Kjo do të thotë që secili të tërhiqet nga disa qëndrime dhe ta pranojmë njëherë që kjo duhet bërë. Pse të mos realizohet?”, u shpreh ai. Salianji deklaroi se është i gatshëm të bëjë edhe hapa...
Burimi:
sot.com.al