PD drejt rishikimit të statutit, në pikëpyetje ‘neni Basha’, sot mblidhet Kryesia
Partia Demokratike do të mbledhë Kryesinë në orën 12:00, në një takim ku në rendin e ditës janë përfshirë disa çështje organizative dhe politike. Në mbledhjen e Kryesisë pritet të miratohet edhe data e Kuvendit Kombëtar, që më pas i propozohet Këshillit. Një nga pikat më të rëndësishme pritet të jetë ngritja e një grupi pune për ndryshime statutore, çështje që mund të hapë një debat të ri brenda selisë blu. Ndryshimet mund të prekin të ashtuquajturin neni Basha, i vendosur nga vetë Berisha gjatë përplasjes me Lulzim Bashën, i cili parashikon se kryetari i partisë duhet të largohet nga detyra nëse humb zgjedhjet parlamentare. Po ashtu, diskutime priten edhe për protestën e thirrur nga PD më 22 mars si edhe procesin zgjedhor në degët...
Burimi:
sot.com.al