PD drejt një muzeu politik: Kur opozita kthehet në pronë familjare

PD drejt një muzeu politik: Kur opozita kthehet në pronë familjare

Prej rikthimit të Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike, nisur nga ekperienca e tij, pritej që kjo forcë politike të kalonte një proces transformimi për t’u kthyer në një alternativë reale qeverisëse. Megjithatë, zhvillimet e dy viteve të fundit duket se po tregojnë një drejtim të kundërt. PD jo vetëm që nuk po transformohet, por po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një strukturë e mbyllur, e dominuar nga besnikëri personale edhe nga ndikime familjare. Pse? Argumenti i parë është mënyra se si u ndërtuan listat e deputetëve. Në vend që procesi i kompozimit të listave të shërbente për të hapur partinë drejt figurave të reja kontribuese dhe përfaqësuese të elektoratit opozitar, listat u dominuan pothuajse tërësisht nga figura të njohura si besnike të...