PD dorëzon sot raportin për heqjen e imunitetit të Ballukut, Bardhi: Pro arrestimit
Opozita dhe mazhoranca do të dalin me dy raporte për rastin e Belinda Ballukut, për të cilën SPAK kërkon arrestimin. Partia Demokratike do të prezantojë sot raportin e saj dhe do ta depozitojnë në Kuvend, përmes së cilit do të kërkojnë që SPAK t’i jepet autorizim për arrestimin e Ballukut. Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi thotë se janë pro kërkesës së SPAK dhe pro drejtësisë, duke theksuar se Balluku rrezikon deri në 35 vite burg. NJOFTIMI I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI Sëbashku me kolegët e mi të Grupit Parlamentar të PD, sot do të depozitojmë në Kuvend, Raportin e Këshillit të Mandateve për dhënien e autorizimit SPAK për arrestimin e deputetes Belinda Balluku. Ne jemi pro kërkesës së SPAK. Pro drejtësisë. Pro barazisë përpara...
Burimi:
opinion.al