PD dorëzon projektligjin, Bozdo: Qeveria përfiton nga rritja e çmimit të karburanteve!

PD dorëzon projektligjin, Bozdo: Qeveria përfiton nga rritja e çmimit të karburanteve!

Deputeti i Partisë Demokratike Eno Bozdo, i ftuar në një studio televizive deklaroi se problemi kryesor i çmimit të lartë të karburanteve në Shqipëri lidhet me ngarkesën e lartë fiskale dhe jo vetëm me tregun apo me grosistët. Sipas tij, rreth 60% e çmimit të një litri karburanti përbëhet nga taksa që shkojnë për qeverinë, një nivel më i lartë se në shumë vende të tjera. Bozdo theksoi se në vende si Maqedonia dhe Kosova çmimi i naftës është rreth 25–30% më i lirë, edhe pse furnizimi bëhet në të njëjtat tregje ndërkombëtare. Ai shtoi se vendet europiane kanë mekanizma për të ulur presionin e çmimeve në kohë krize, ndërsa sipas tij në Shqipëri këto masa mungojnë. Sipas deputetit, rritja e çmimeve sjell edhe rritje...