PD depoziton në Kuvend raportin për imunitetin e Ballukut, Bardhi: Paracaktoi garën për 1.1 mld €, kërcënon dëshmitarët
Ashtu siç paralajmëruan, Partia Demokratike ka depozituar sot në Kuvend raportin e përpiluar në Këshillin e Mandateve për dhënien e autorizimit SPAK për arrestimin e deputetes Belinda Balluku. Në një dalje për mediat, Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar, shoqëruar nga 4 anëtarët e tjerë të PD në këtë këshill, tregoi detaje nga raporti në fjalë, ku thuhet se ka prova që tregojnë korrupsionin e kryer nga Belinda Balluku. Bardhi tha se PD i jep SPAK autorizimin për arrestimin e Ballukut. Ai shtoi mes të tjerash se Balluku i ka shkaktuar dëme të mëdha buxhetit të shtetit. Deklarata e plotë: Sëbashku me kolegët e mi të Grupit Parlamentar të PD, sapo kemi dorëzuar në Kuvend, Raportin e Këshillit të Mandateve për dhënien e autorizimit SPAK...
Burimi:
sot.com.al