“PD, bunker i Berishës për të strehuar hallet dhe interesat personale”, Bejko: Do të ketë pasoja të rënda në zgjedhjet e ardhshme

“PD, bunker i Berishës për të strehuar hallet dhe interesat personale”, Bejko: Do të ketë pasoja të rënda në zgjedhjet e ardhshme

“Bojkoti që Partia Demokratike po i bën reformës territoriale do të ketë pasoja edhe më të rënda elektorale në zgjedhjet e ardhshme”. Kështu mendon Roland Bejko, ekspert i Partisë Demokratike në komisionin parlamentar për ndryshimet në reformën territoriale në vitin 2021. Në një intervistë për Tema, Bejko flet për problemet madhore që sipas tij ka ndarja territoriale në Shqipëri, për një ndarje që i shkon për shtat llogarive elektorale të Partisë Socialiste. Bojkoti i përsëritur i opozitës duke refuzuar pjesëmarrjen në komisionin e përbashkët do ta penalizojë, sipas tij, edhe më shumë në zgjedhjet në vijim. Bejko flet për rolin e munguar të opozitës në funksion të qytetarëve që e kanë zgjedhur për t’i përfaqësuar në parlament, duke përsëritur bindjen e tij se Berisha i...