PD bojkoton seancën plenare të së martës:  Në shërbim të axhendës së Ramës

PD bojkoton seancën plenare të së martës: Në shërbim të axhendës së Ramës

Grupi Parlamentar i PD-së, ka vendosur të bojkotojë seancën plenare të ditës së martë. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në një postim në rrjetet sociale, e cilëson këtë seancë të paligjshme dhe në kundërshtim me rregulloren parlamentare. Bardhi shkruan se seanca është thirrur jashtë ditës së zakonshme të zhvillimit të saj, që është e enjtja, dhe me një rend dite minimal që përfshin vetëm miratimin e procesverbalit dhe njoftime. Sipas Bardhit, një parlament pa rend dite, pa debat dhe pa të drejtë fjale për opozitën nuk mund të konsiderohet më një institucion funksional, por një instrument propagande për qeverinë. Reagimi Gazment Bardhit Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vendosi të mos marrë pjesë në seancën plenare të ditës së martë, një seancë e paligjshme,...