“PD bën sikur do të fitojë, PS gjoja qeveris”/ Kulluri ‘godet’, partitë: Njëri thotë jemi kambëza, tjetri kambalecë
Analisti dhe ish-deputeti Edvin Kulluri komentoi situatën e opozitës shqiptare, duke theksuar se nuk ka besim te protestat, aksionet apo proceset e brendshme të saj. Ai ngriti pyetje për ish-kryeministrin Sali Berisha, duke kërkuar një përgjigje për humbjen e rëndë që pati opozita në zgjedhje. “Na shesin sapunin për djathë në TV. Po kush mban përgjegjësi për dështimet qeverisëse? Opozitës i kërkohet që të fitojë zgjedhjet,” tha Kulluri, duke shtuar se partitë e reja gjithashtu dëshironin të ulni PS deri në 70 mandate. Sipas tij, nëse partitë e reja do të kishin dalë bashkë, do të krijohej një klimë tjetër, por palët e brendshme vepruan në mënyrë të ndarë, duke ulur ndikimin e tyre. Ai përmendi edhe tensionet dhe akuzat brenda politikës: “Njëri thoshte se...
Burimi:
sot.com.al