PD bën hapa pas, merr pjesë në komisionin e Reformës Territoriale: Të dalim me një produkt konsensual

PD bën hapa pas, merr pjesë në komisionin e Reformës Territoriale: Të dalim me një produkt konsensual

Partia Demokratike është rikthyer në tryezën e komisionit të Reformës Territoriale. Deputetët opozitarë bën një hap pas dhe u rikthyen sërish në komision pasi mazhoranca ishte bërë gati të zhbënte formulën e barazisë dhe të merrte drejtimin. Ndonëse një mbledhje me karakter procedurale për miratimin e planit të punës, palët nuk i lanë pas debatet politike për bojkotin. Bashkëkryetari nga radhët e PD, Luçiano Boçi kërkoi “garanci” nga mazhoranca që në fund të dalin me një produkt konsensual dhe jo një raport me ngjyrën mavi të PS dhe një me ngjyrën blu të PD. “Komisioni që është ngritur me konsensus, duhet të ketë një produkt, do punojmë me ekspertët por në fund fare ne duhet të dalim me një produkt të dakordësuar. Nëse rruga jonë...