PD 3 orë protestë para Kryeministrisë, gaz lotsjellës , molotov dhe tensione, Berisha i quan protestuesit…
PD 3 orë protestë para Kryeministrisë, gaz lotsjellës , molotov dhe tensione, Sali Berisha i quan protestuesit “kryengritës të armatosur” dhe kërcënon me sulm ndaj selisë së PS, Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Xhelal Mziu përplasen fizikisht me dy policë civilë Partia Demokratike zhvilloi dje protestën e radhës para Kryeministrisë. “Do ta shpëtojmë Shqipërinë”, kjo frazë e kryedemokratit Sali Berisha ishte sinjali që militantët të hidhnin breshëri molotovësh në drejtim të Kryeministrisë dhe jo flamuri shqiptar që kreu i PD ka valëvitur në protestat e tjera. Ndryshe nga herët e tjera, Policia e Shtetit nuk e aprovoi zhvillimin e protestës për shkak të akteve të dhunës, por efektivët ishin në terren për të garantuar sigurinë. Tubimi nisi gati me 45 minuta vonesë. Krah Flamur Nokës...
Burimi:
sot.com.al