PD 2 orë protestë, Kryeministria dhe Kuvendi përfshihen nga flakët e molotovëve, tymi dhe përplasjet me policinë…
Dy orë marshim dhe sulm me molotovë ndaj institucioneve dhe efektivëve. Protesta e Partisë Demokratike nuk solli asnjë risi, pa fjalime dhe me një përplasje që kulmoi mes militantëve dhe efektivëve pranë Kuvendit. Protesta nisi dje pasdite në orën 18:45, me kreun e PD, Sali Berisha që bashkë me militantët marshuan nga selia blu drejt Kryeministrisë. Kësaj radhe flamujt e SHBA-së, kupola drejtuese e PD-së ishte kujdesur që t’i zëvendësonte me ato të BE-së dhe të Gjermanisë. Një simbol i akuzave se Gjermania po bllokon rrugën e Shqipërisë drejt BE-së për shkak të mbrojtjes që Rama i bëri Belinda Ballukut. Ndryshe nga herët e tjera, grupi i zjarrit i përdori molotovët që në nisje të protestës, ndërsa ende në megafon po përcilleshin mesazhet dhe thirrjet...
Burimi:
sot.com.al