“Pasuritë e tyre, në sitë të prokurorisë”, Gjikondi: Basha ka orientuar SPAK drejt Berishës për “21 janarin”
Sali Berisha nuk u shfaq i shqetësuar për hetimet lidhur me fondet që u përdorën për lëvizjen që e riktheu në krye të Partisë Demokratike. Ish-kryeministri akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës se kanë furnizuar SPAK-un dhe kreun e tij, Altin Dumani, me listën e bizneseve që e kanë mbështetur financiarisht. Megjithatë, Berisha vendosi një “vijë të kuqe”, duke deklaruar se SPAK nuk duhet të guxojë të shkojë më tej tek hetimet e pasurive të fëmijëve të tij. E ftuar në emisionin “Ora e Fundit”, juristja Brizida Gjikondi u shpreh se hetimi i pasurisë është pjesë e dosjes “Partizani” dhe se organet e drejtësisë kanë marrë indicie konkrete. Sipas saj, pasuritë e Berishës, të vajzës dhe të djalit të tij po kalohen në “sitë” nga...
Burimi:
javanews.al