Pasi kyçi Kadastrën e Vlorës, Rama paralajmëron shkrirjen e zyrave në rrethe

Pasi kyçi Kadastrën e Vlorës, Rama paralajmëron shkrirjen e zyrave në rrethe

Kryeministri Edi Rama njoftoi shkrirjen e drejtorive të Kadastrave edhe në rrethet e tjera, pas zhvendosjes së Kadastrës së Vlorës. Kryeministri i bëri deklaratat në podcastin e tij, ku cilësoi si histori suksesi vizitën në Izrael, megjithëse vetëm ai dhe Milorad Dodik kanë pranuar të vizitojnë Izraelin së fundmi. Kryeministri Edi Rama ka paralajmuar shkrirjen e kadastrave në rrethe. Pas transferimit në Tiranë, të Kadastrës së Vlorës, Rama deklaroi se do të zhvendoset edhe kadasatrat e tjera në rrethe, pasi shërbimi do të jetë online, duke mos thënë asgjë se çfarë do të ndodhe me dhjetra punonjës, të ketyre kadastrave në qytetet e tjera. “Ky, nuk është i pari si veprim për zhvendosjen e një drejtorie vendore në qendër dhe nuk është as i fundit....