“Pashë nga afër lodhjen në trupat dhe shpirtrat e njerëzve”, ministrja Spiropali rrëfehet pas vizitës në Kiev

“Pashë nga afër lodhjen në trupat dhe shpirtrat e njerëzve”, ministrja Spiropali rrëfehet pas vizitës në Kiev

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali ka publikuar një fotoalbum nga vizita e saj zyrtare disa-ditore në Kiev, ku u dekorua me “Urdhrin e Princeshë Ollgës“ nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Gjatë kësaj vizite, Spiropali shprehet se ka parë nga afër lodhjen në trupat dhe shpirtrat e njerëzve atje. “Rrëfim i javës në imazhe. Në Kievin që përballet çdo ditë me sulme barbare në mesin e këtij dimri të egër, gjatë vizitës sime zyrtare në Ukrainë pashë nga afër lodhjen në trupat dhe shpirtrat e njerëzve. Pashë fytyra luftëtarësh që mbajnë plagë të dukshme e të padukshme. Familje që jetojnë me mungesa. Prindër që jetojnë me frikën e çdo dite. Fëmijë që rriten më shpejt se mosha e tyre. Brenda kësaj dhimbjeje...