“Pasaporta shqiptare me procedurë të lehtësuar”, PS propozon lehtësim të kushteve për dhënien e nënshtetësisë

“Pasaporta shqiptare me procedurë të lehtësuar”, PS propozon lehtësim të kushteve për dhënien e nënshtetësisë

Me propozim të deputetit Taulant Balla, mazhoranca socialiste po përgatitet sërish që të liberalizojë kriteret për dhënien e nënshtetësisë shqiptare me procedurë të veçantë për shtetasit e huaj – një praktikë kjo e ndjeshme për shkak të detyrimeve që rrjedhin nga procesi i integrimit europian. Projektligji i firmosur nga Balla është përfshirë në kalendarin e punës së Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike për periudhën 13- 30 prill dhe propozon ndryshime në nenin 9 të ligjit të vitit 2020 “Për Shtetësinë”, duke parashikuar konceptin e natyralizimit të shtetasve të huaj “për interes shtetëror”. Ligji aktual parashikon që në raste të veçanta, një shtetas i huaj mund ta përfitojë pasaportën shqiptare pa përmbushur kushtet mbi kohën e qëndrimit apo njohuritë mbi gjuhën dhe historinë shqiptare,...