Pas zgjedhjes si kryetar i PD-së Shkodër, reagon Qylybyli: Mesazhi im është vetëm bashkimi!
Ardit Qylybyli është zgjedhur kryetar i degës së Partisë Demokratike në Shkodër, pas përfundimit të procesit të numërimit të votave. Nga rezultati përfundimtar, Qylybyli ka siguruar 1083 vota, ndërsa kandidati tjetër në garë, Gentian Ibro, ka marrë 687 vota. “Pikë së pari falënderoj të gjithë anëtarët që morën pjesën në votimin e sotëm, që i dhanë ditës së sotme një motiv më shumë për Partinë Demokratike. Falenderoj dhe kandidatin që kisha përballë që është një mik i imi dhe punën nga nesër e mbrapa do ta bëjmë të gjithë bashkë. Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”,- tha Qylybyli për mediat pas fitores. Procesi i votimit për kreun e ri të PD Shkodër u zhvillua gjatë kësaj të diele, ndërsa pas mbylljes së votimit nisi...
Burimi:
sot.com.al